Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse dikush nga partia e tij do të vepronte siç po bën Vjosa Osmani në LDK, do të përjashtohej.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qenë i prerë kur është pyetur nëse do ta largonte nga partia dikë që do të kundërshtonte partinë në një rast kur do të formohej qeveria nga ta.
“Po menjëherë”, ka thënë ai teksa është pyetur për veprimet e Vjosa Osmanit nga LDK, dhe reagimin që do ta bënte AAK në një situatë të ngjashme.
Nënkryetarja e LDK-së ka dalë haptas në publik dhe në Gjykatë Kushtetuese kundër Qeverisë së drejtuar nga LDK në koalicion me AAK-në dhe Nismën e të tjerët.
Ajo kishte votuar edhe kundër Qeverisë së Isa Mustafës më PDK-në.
“Kur Aleanca nënshkruan një koalicion ose krijon Qeveri dhe një deputet i yni se përkrah atë Qeveri, kuptohet që është i larguem”, ka deklaruar Haradinaj për reporterin.
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në parab...
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...
Kryeministri i Grenlandës paralajmëron: Trump ende synon kon...
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare ...
Nga sot turistët në Romë do të paguajnë 2 euro për të parë n...
Rikonfirmimi i Abdixhikut si Kryetar, Agim Veliu: Nuk shpëto...