Tottenham ka bërë një ofertë zyrtare drejt Fenerbahce për shërbimet e sulmuesit Vedat Muriqi.
Ylli kosovar është duke shkëlqyer te gjiganti turk dhe forma e mirë ka fituar vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, e ndër ta është edhe Tottenham i Jose Mourinho-s, transmeton portali arbresh.info.
Sipas A Spor, klubi anglez ka ofruar 4.5 milionë euro për 26-vjeçarin.

Mirëpo, për shërbimet e Muriqi-t gjithashtu kanë interesim edhe dy klubet e mëdha italiane, Lazio, skuadër e cila ka nisur bisedimet me agjentin, derisa Napoli ka treguar interesim.
Nuk dihet nëse Fenerbahce do e pranojë këtë ofertë sepse për Muriqi-n kërkon rreth 25-30 milionë euro./arbresh.info.
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...
Petkoviq: Marrëveshja për Ligjin për të Huajt nuk nënkupton ...