Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane është i sigurt se mund të fitojë La Liga-n këtë sezon.
“Los Blancos” ka fituar vetëm dy herë La Liga-n në 11 vitet e fundit, ndërsa Barcelona ka dominuar duke u shpallur tetë herë kampion, kurse Atletico Madrid një, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku francez ka thënë se është i lumtur që punon me të gjithë lojtarët dhe ka besimin që këtë sezon do e fitojnë kampionatin spanjoll.

“Jam i lumtur që mund të punoj me lojtarët pas 60 ditëve. Jemi të lumtur që jemi rikthyer. Iu kemi dhënë planet për stërvitjet fizike dhe ata ia dolën mjaftë mirë. Ata të gjithë ishin në formë të mirë”.
“Jemi të gjithë të lumtur që u rikthyem, edhe nëse punojnë me grupe të limituara, mund të fillojmë me disa elemente taktike”.
“Jemi të lumtur që u rikthyem në stërvitje, por preferojmë të luajmë dhe këtë do e arrijmë se shpejti”.
“Kemi 11 ndeshje në ligë dhe lojtarët janë të uritur. Duam ta fitojmë titullin, është në ADN e klubit”, përfundoi ai.
Real Madrid renditët në pozitën e dytë me 56 pikë, dy me pak se rivali Barcelona./arbresh.info.
Vengu: Lama, kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës së Ko...
Shënoi gol spektakolar, Vini fyhet në baza racore nga tifozë...
Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...
Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...