Ekipet e NBA presin të marrin udhëzime më 1 qershor për rikthimin e lojtarëve që janë larguar, që do të jetë hapi i parë zyrtar drejt rifillimit të kampionatit në fund të korrikut.
Ekipet presin që në të njëjtën kohë të mund të marrin leje për të kaluar nga seancat stërvitore individuale në ato grupore, në të cilat do të marrin pjesë më shumë lojtarë, raportojnë mediet e huaja, përcjell lajmi.net.
Pandemia e koronavirusit ndërpreu sezonin e NBA më 11 mars, dhe drejtuesit e ligës po diskutojnë aktualisht një plan të detajuar për vazhdimin e sezonit.
Shumë lojtarë kanë qëndruar në vendet ku janë skuadrat e tyre, dhe disa prej tyre kanë filluar të vijnë në qendrat stërvitore për stërvitje individuale. Sidoqoftë, ka nga ata që janë larguar në lokacione tjera, që duhet të rikthehen.
Nëse gjithçka shkon sipas planeve, drejtuesit e NBA besojnë që në qershor të marrin vendimin që ndeshjet e para të zhvillohen në fund të muajit korrik.
Real Madridi do ta mbyllë çatinë e “Bernabéut”, pavarësisht ...
Rama prezanton portalin e punësimit në sektorin publik: Drit...
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person