Mbrojtësi i Arsenal-it, Hector Bellerin është i hapur për të kaluar te Bayern Munich gjatë verës së ardhshme.
Spanjolli është një ndër top lojtarët te Arsenal, mirëpo influenca e tij ka humbur në 18 muajt e fundit shkaku i lëndimeve, transmeton portlai arbresh.info.
Sipas Bild, “Bavarezët” janë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë, i cili mund të garojë me Benjamin Pavard për të fituar pozitën e formacionit të parë.

Bellerin ka më shumë se tri vite kontratë me gjigantin anglez, por mund të shitet nëse bëhet ndonjë ofertë e madhe.
Si zëvendësuesi i Bellerin, do të jetë Cederic Soares, që momentalisht është huazim te Southampton.
Soares ende nuk ka arritur të bëjë debutimin për klubin anglez shkaku i lëndimit./arbresh.info.
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit
Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Shumë krenar për...
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Mot me vranësira dhe reshje lokale shiu, temperaturat deri n...
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...