
Maska përzihen me maska sanitare në ditën e fundit të Karnavalit të Venecias, pasi autoritetet vendosën ta shkurtojnë atë me dy ditëLuigi Costantini / AP Photo
Sipas raportit, që është kryer nga studiuesit e universitetit Middlesex London në Britani dhe nga Instituti i kërkimeve matematikore në SHBA, burrat kanë ‘më pak tendencë’ se gratë, të përdorin maska fytyre, veçanërisht në vendet ku vendosja e tyre nuk është e detyrueshme.
Për këtë arsye, kur qarqet ose shtetet i bëjnë maskat të detyrueshme, ky ligj është shumë më tepër efekt për burrat sesa për gratë, të cilat në përgjithësi zgjedhin të mbrohen me maska.
Për më tepër, studimi zbuloi se burrat kanë ‘besojnë më pak se mund të ndikohen seriozisht nga COVID-19’, sipas Neë York Post.
Bashkautorët e studimit, Valerio Capraro dhe Hélène Barcelo kanë shkruar se ‘fakti që burrat, synojnë më pak se grate të vendosin maska, mund të shpjegohet pjesërisht me faktin se burrat më shumë sesa grate, besojnë se ata nuk do të ndikohen nga sëmundja.’
Problemi është se statistikisht, burrat ndikohen më rëndë nga COVID-19 sesa grate. Më shumë burra infektohen me koronavirus dhe më shumë burra së gra, vdesin. Por kjo nuk ka bërë që burrat të kuptojnë se, shpëtimi i jetës së tyre dhe i jetës së të tjerëve, është më i rëndësishëm sesa të dukesh burrëror.
Studimi zbuloi gjithashtu se burrat kishin më shumë të ngjarë të ndjenin ‘emocione negative’ ndërsa kishin maskë.
“Burrat më shumë sesa grate, shprehen së vendosja e një maskë është e turpshme, nuk të bën të dukesh mirë, konsiderohet si një shenjë dobësie dhe stigmë; këto ndryshime gjinore ndërmjetësojnë gjithashtu qëllimet e gjineve për të vendosur një maskë fytyrë,”- thotë studimi.
Gjetjet gjithashtu treguan se ndërhyrjet për të promovuar përdorimin e maskave të fytyrës, funksionojnë për të ndryshuar mendimet e burrave.
Ky studim nuk është i vetmi që ka arritur në këtë përfundim. New York Post raporton se sondazhet e tjera, përfshirë një sondazh të Fondacionit Gallup / Knight, zbuluan se ‘vetëm 29 % e burrave thanë se kishin vendosur maska jashtë shtëpisë së tyre në shtatë ditët e kaluara, krahasuar me 44 % e grave’.
Ky nuk është një fenomen i ri. Në disa shpërthime të së kaluarës, përfshirë SARS dhe H1N1, gratë kishin më shumë të ngjarë të mbanin maska, sipas të paktën një studimi.
Gjatë historisë, në të vërtetë, burrat kanë qenë aq të shqetësuar që të duken burrëror dhe të fortë, saqë kanë qenë të gatshëm t’a rrezikojnë veten ose e kanë mohuar plotësisht faktin e rrezikut./Opinion.al
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...