Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lavdëruar Richard Grenellin teksa periudha e tij si ushtrues detyre i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare po vjen drejt fundit.
Pasi që Komiteti i Senatit e avancoi republikanin John Ratcilffe si zëvendësues të Grenellit, Trumpi ka lavdëruar shefin në detyrë, që ishte pjesë e mbledhjes së kabinetit.

“Do të doja ta uroja Rick Grenellin për punën fantastike si ushtrues detyre – nuk mendoj se do të donit të ishit i përhershëm, andaj mendoj se jeni shumë i lumtur që keni qenë ushtrues detyre – por çfarë pune. Mendoj se do të mbeteni në histori si drejtori në detyrë më i mirë ndonjëherë, në çfarëdo pozite. Andaj shumë faleminderit Rick. Shumë faleminderit”, ka thënë Trump në këtë takim.
Grenelli, pos ushtruesit të detyrës së Shefit të Inteligjencës, është edhe ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi./expres/
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...
Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Pres...
Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e V...
Vjedhja e votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhë në përmasa të ...
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Turqi
Parashikimi i motit për nesër