Sot (e martë) është marrë vendimi që në datën 28 maj të vendoset data e saktë se kur do rifillojë Seria A.
Bundesliga vikendin e kaluar ishte liga e parë evropiane që rinisë futbolli që nga suspendimi në mars dhe kësaj rruge janë duke shkuar edhe Seria A, Premierë Ligë e La Liga, transmeton portali arbresh.info.
Ministri i sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora ka paralajmëruar se me 28 maj do jenë të gatshëm të vendosin datën e saktë për rifillimin e Seria A.

“Shihen si lajme të mira, për të vazhduar stërvitjet. Kemi arritur marrëveshje gjatë karantinës sepse situata është përmirësuar, që na lejon të kalojmë disa rregulla”.
“Është e drejtë që italianët të largohet nga karantinë dhe futbolli duhet të vazhdojë në siguri”.
“Me 28 maj, do jemi të gatshëm të vendosim për datën se kur do të rifillojë Seria A”, theksoi ai.
Data e përmendur se kur do rinisë kampionati italian thuhet se është 14 qershor./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...