Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet H.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, i pandehuri H.Sh., me datë 18.02.2020, rreth orës 16:00, në rrugën “Nora Kelmendi” në Prizren, me kanosje serioze, pengon personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe atë zyrtarët N.B., V.K., dhe J.R, në atë mënyrë që pasi zyrtarët policorë nga Njësiti për Reagim të Shpejtë – NJRSH, gjatë patrullimit ndalojnë veturën e markës “Mercedes Benz”, në të cilën gjatë kontrollimit arrestojnë dy persona të dyshuar B.Sh., dhe S.R., për armëmbajtje pa leje.
Në ato momente në vendngjarje kalon i pandehuri H.Sh., dhe kërkon sqarime nga zyrtarët policorë për arrestimin e dy shokëve të tij. Të njëjtit, i tërhiqet vërejtja dhe urdhërohet që të largohet dhe të mos pengoj zyrtarët policorë, por edhe përkundër kësaj, i pandehuri nuk i zbaton urdhërat dhe vazhdon t’i kanosë me fjalë zyrtarët policorë. Pas fjalëve kanosëse, zyrtarët policorë të njëjtin e arrestojnë, ku gjatë kontrollimit tek i njejti gjejnë një mjet të mprehtë – brisk, të cilin e mbante me vete.
Me këto veprime, i pandehuri H.Sh., ka përmbushur elementet e veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë.
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...