Një grua e ka kaluar kohën në bllokim duke krijuar një serial televiziv apo “soap opera”, përmes një fshati të vogël të ndërtuar në kopshtin e saj të pasëm, i cili përmban karaktere të bazuar në banorët lokalë – si dhe një zonjë që fle me të gjithë banorët meshkuj.

Derisa shumë prej nesh ëndërrojnë të krijojnë një serial televiziv – të kompletuar me personazhe dhe me skenar të veçantë – Donna Mitchell arriti ta bëjë atë realitet.

“Smalltown” është tregimi i jetës së përditshme, të banorëve në fshatin e tyre të improvizuar nga kopshti i Mitchell.
Në mesin e atyre banorëve – disa prej të cilëve janë frymëzuar nga jeta reale – janë famullitar, njerëz të moshuar, dhe një prostitutë.
Mitchell ka bërë gjithashtu një faqe në median sociale me titull “Rrëfimet e Smalltown”- për të transmetuar çdo ditë veprimet e tyre të përditshme.

Ajo madje përfshiu edhe historinë e personazheve që shkelën rregullat e bllokimit gjatë krizës së coronavirusit – pasi një gjë e tillë kishte ndodhur në jetën e saj reale.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...