Këshilltari ekonomik i Presidentit amerikan Donald Trump, Peter Navarro,ka akuzuar Kinën se e fshehu virusin Covid-19 nga bota për dy muaj, ndërsa ka shtuar se ka dërguar turistë nga Wuhani nëpër botë për të përhapur virusin.
“Virusi u shfaq në provincën Wuhan. Pacienti zero u zbulua në nëntor. Kinezët e fshehën virusin nga bota prapa mburojës së OBSH-së për muaj, dhe më pas dërguan qindra mijëra qytetarë në Milano New York dhe në mbarë botën për të përhapur virusin”, tha Navarro.
Dëshmitë se udhëtime të tilla janë kryer nga Kina, i ka raportuar edhe portal amerikan ABC.

Navarro gjithashtu tha që Kina mund ta kishte mbajtur virusin në Ëuhan, por, përkundrazi, e shëndërroi atë në pandemi.
“Kjo është arsyeja se pse unë them që kinezët ia bënë këtë Amerikës dhe se ata janë përgjegjës”, shtoi ai.
Navarro, i cili është zyrtarisht drejtori i Zyrës së Tregtisë dhe Politikës së Prodhimit, po udhëheq përpjekjet e administratës amerikane për të prokuruar pajisje mjekësore dhe pajisje mbrojtëse gjatë pandemisë./arbresh.info/
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...