
Security Council meeting on The situation in the Middle East, including the Palestinian question. Report of the Secretary-General on the implementation of Security Council resolution 2334 (2016) (S/2019/938) Nickolay Mladenov, UN Special Coordinator for the Middle East Peace Process and Personal Representative of the Secretary-General to the Palestine Liberation Organization and the Palestinian Authority,
Koordinatori Special i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, paralajmëroi se nëse Izraeli anekson vendbanimet ilegale hebreje, perspektivat për paqen në rajon do të zvogëlohen.
Koordinatori Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, tha se plani i Izraelit për të “aneksuar” disa vende në Bregun Perëndimor të okupuar paraqet kërcënim për paqen rajonale.
Në një fjalim në një konferencë në Izrael, Mladenov paralajmëroi edhe një herë Izraelin të braktisë planin për të aneksuar Luginën e Jordanit në territorin palestinez dhe vendbanimet e paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Duke theksuar se aneksimi është i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar, Mladenov tha: “Aneksimi është një kërcënim i madh. Nëse Izraeli anekson vendbanimet kolone hebreje, perspektivat për paqen në rajon do të zvogëlohen”.
Ai theksoi se nëse zbatohet plani i “aneksimit”, mund të ulet edhe mundësia e normalizimit të marrëdhënieve midis Izraelit dhe vendeve arabe.
Më 28 janar, presidenti amerikan Donald Trump, në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë bashkë me kryeministrin izraelit, shpalli të ashtuquajturin “plan i paqes”, sipas të cilit vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor cilësohen si territor izraelit dhe legjitimohet sovraniteti mbi Luginën e Jordanit, që është territor palestinez.
Netanyahu dje në fjalën e tij në kuvend para ceremonisë së betimit të qeverisë së re të koalicionit, tha se ka ardhur koha për t’i aneksuar vendbanimet e paligjshme kolone hebreje në Bregun Perëndimor.
Pas planit amerikan, zyrtarët nga SHBA dhe Izraeli formuan një të ashtuquajtur komision për të përgatitur hartat e Bregut Perëndimor për aneksimin e vendeve në fjalë./AA/
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...