Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë një reagim sa i përket çështjes së Teatrit Kombëtar.
Rama në Twitter i ka reaguar regjisorit Robert Budina.
“Dy fjalë njeriut të mirë Edmond Budina: je në të drejtën tënde të vazhdosh të mendosh ndryshe nga Robert Ndrenika, Luftar Paja, Gëzim Kame, Viktor Zhusti, Ruzhdi Pulaha, Pirro Milkani, Albert Minga, Altin Basha e plot të tjerë, që janë historia e vjetër dhe e re e skenës kombëtare”, shkruan Rama.
Ai shkruan se, nuk është i shenjt dhe as i pagabueshëm, dhe se sipas tij, ai nuk ka lidhje me autorësinë e puneve të zeza.

“Në s’jam as shenjt e as i pagabueshëm dhe nuk ndal dot askënd të më pikturojë si djall, por unë kam lidhje autorësie me punët e zeza që më akuzoni,po aq sa ç’kanë lidhje me Shekspirin dhe Molierin ato partitë që u ngulën tek teatri si në sheshin e radhës për përsheshin e radhës!”, shkruan ai.
Pas gati tre vitesh protestë dhe rezistencë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga artistët, intelektualët dhe shoqëria civile, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur dhe shembja e kësaj godine. /Telegrafi/
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret heqjen e masave të BE-së nd...
Ferizaj dhe Drenica marrin fitore të mëdha në luftën për mbi...
Igor Mitiq emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësi...
Rizvanolli priti Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë,...
Nesër i jepet lamtumira e fundit 37-vjeçarit që u vra në Gja...
Netanyahu: Ne po e dobësojmë regjimin për t’u dhënë iranianë...