Roma mund të detyrohet që të heq dorë nga dy yjet e skuadrës.
Nicolo Zaniolo dhe Lorenzo Pellegrini mund të largohen nga Roma, si pasojë e problemeve ekonomike të skuadrës.
Këtë javë është mësuar se skuadra është në një borxh të madh prej 278.5 milionë eurove, rritje kjo për 60 milionë euro nga qershori i vitit të kaluar, përcjell lajmi.net.
Kështu, Roma mund të obligohet që të shes kartonin e Zaniolo, për të cilin interesim ka pasur edhe nga Liverpool.
Tjetër lojtar që mund të largohet është Lorenzo Pellegrini, i cili pëlqehet shumë nga Paris Saint Germain.
Zaniolo disa muaj më parë kishte një çmim prej 80 milionësh, por ky çmim mund të reduktohet pas pandemisë Covid-19.
Në anën tjetër, Pellegrini vlerësohej me 30 milionë euro. Mbetet të shihet nëse Roma do të gjej tjetër zgjidhje ose nëse do të shes dy yjet e skuadrës.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...