Më shumë se 4,635,830 raste janë raportuar në të gjithë botën me COVID-19, sipas të dhënave nga Universiteti i Johns Hopkins.
Së paku 311,824 persona kanë ndërruar jetë. Deri më tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë goditur më së shumti nga pandemia e COVID-19. Zyrtarët deri më tani janë regjistruar 25,060 raste të reja të shtunën dhe 1,224 viktima duke u rritur numri i përgjithshëm në 1,467,884 raste me COVID-19 dhe 88,754 viktima.
Amerika e Jugut: Brazili ka kaluar Spanjën për nga numri i të infektuarve duke u bërë vendi i katërt në botë. Vendi ka regjistruar më shumë se 233,500 raste me koronavirus dhe 15,600 viktima. Gjithashtu edhe vendet e tjera jugore si Peru dhe Kili janë duke u përballur me shpërthim të virusit.
Kina: Së paku 8,000 persona janë futur në karantinë në veri të Kinës në qytetin e Shulan. Paraqitje të numrit të vogël të rasteve ka edhe në disa vende të tjera të Kinës prandaj vendi është duke i’u frikësuar valës së dytë të infeksionit./arbresh.info/
Barcelona ka në “radar” pesë yje të Spurs, në ra...
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...