Ashtu si javën e kaluar, prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç si dhe pensionistët kanë të drejtë të dalin edhe këtë fundjavë.
Pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare. Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30.
Gjithashtu do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30. Të dielën të gjitha mbyllur. Sot dhe nesër do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.
Kujtojmë se nga e hëna do të hapet gjithçka me përjashtim të transportit publik, aktivitetet sportive, kulturore dhe argëtuese që do vijojnë të mbyllura.
Përmes një video të postuar në rrjete sociale, ku shihen së shumti të moshuar që po gëzojnë “lirinë”, kryeministri Rama shkruan:
“Dita e ❤️
❤️ Sa shumë shembuj qytetarie prej tyre në ditë të vështira e sa shumë borxhe për ta sot e gjithmonë❤️
#FALEMINDERIT? #RESPEKT? #MIRËNJOHJE?”.
https://www.facebook.com/138734771522/videos/172551200799340

Kryesuesi i KQZ-së takohet me ambasadorin britanik, e falënd...
Abdixhiku pas votimit: Duhet të largohemi nga kjo zymësi e p...
Anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit përballen me mung...
Kurti: Jemi në zgjedhje të parakohshme pikërish se u refuzua...
Veç 4 qytetarë kanë votuar në këtë komunë deri më tani
Albulena Haxhiu ushtron të drejtën e votës, fton qytetarët t...