Një burrë afgan i ka prerë të shoqes hundën me thikë kuzhinë, pasi ajo kërkoi divorcin.
Nëna e një djali shtatë vjeç po përpiqej të linte burrin e saj abuziv, i cili e kishte penguar atë të dilte nga shtëpia e tyre në provincën jugperëndimore të Paktikës, tha Khoshboo Maidanwal, kreu i departamentit provincial të çështjeve të grave, transmeton portali arbresh.info.
Sulmi ndaj viktimës 24-vjeçare ndodhi në fillim të këtij muaji dhe policia arrestoi burrin këtë javë. Gruaja u dërgua në shtëpinë e babait të saj pas trajtimit.

“Burri i saj e goditi atë dhe copëtoi hundën me një thikë të mprehtë kuzhine”, tha ajo. “Ajo kërkoi një divorc, sepse ai abuzoi me të dhe e rrihte shpesh”.
Maidanwal tha se zyra e saj ka regjistruar 13 raste të dhunshme të abuzimit në familje në dy muajt e fundit.
“Izolimi për shkak të koronavirusit e ka bërë situatën e brendshme edhe më keq për gratë”, tha ajo, duke shtuar se një arsye prapa kësaj rritje mund të jetë që më shumë gra po raportojnë abuzim.
Grupet e të drejtave vlerësojnë se më shumë se gjysma e grave afgane përballen me abuzim shtëpiak në një moment të jetës së tyre.
Afganistani ka regjistruar gjithsej 6,053 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 153 vdekjeve./arbresh.info/
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...