Dibra e cila e cila ishte vatra e parë e koronavirusit në Maqedoni, në 30 ditët e fundit nuk ka të infektuar të rinj.
Numri i të infektuarve mbetet 51, prej tyre dy janë nga Qendër Zhupa, dy personat që u infektuan të parët. Nga numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve, 47 janë shëruar dhe vetëm katër persona humbën jetën, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Të dhënat e sotme nga MSH vërtetojnë se tashmë një muaj nuk ka të infektuar të rinj me Covid-19. Kjo do të thotë se situata epidemiologjike është stabile, megjithatë ju bëjmë apel edhe më tej të respektojnë masat dhe rekomandimet e autoriteteve, për shkak se disiplina është një nga elementet kryesorë që na çuan në tejkalimin e gjendjes së mëhershme”, thonë nga Shtabi Operativ Komunal.
Kur bëhet fjalë për respektimin e masave dhe rekomandimeve, dibranët me disa përjashtime të vogla, respektojnë në maksimum mbajtjen e maskave mbrojtëse.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar shkelje të orës policore dhe as ndonjë prishje të rendit dhe qetësisë publike, vjedhje apo aksidente.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...