Përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit dhe përfaqësues të tjerë̈ nga Ministria e Shëndetësisë̈ janë takuar me Kryetarin e Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve.
Më këtë rast, Kryetari i Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, tha se ne kemi adresua kërkesa në qeveri për qëllim që të dilet në ndihmë sektorit privat dhe transportit rrugorë.
“Ne si shoqatë kemi qenë në kontakt dhe kemi përcjell edhe vendimit nga ministria e infrastrukturës dhe kemi zbatuar vendimet që kanë ardhë por si odë ekonomike kemi bërë punën tonë për të mbrojt sektorin privat. Ne kemi adresua kërkesa ne qeveri për qellim qe te dilet ne ndihmë sektorit privat dhe transportit rrugorë, ne nuk po kërkojmë përfitime në këtë situata por po kërkojmë që zëri jonë të merret parasysh sepse jemi mjaft të dëmtuar, sepse kemi një lloj anashkalim në kërkesa por edhe në pako financiare”, tha ai.
Ndërsa, Xhem Veseli nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, tha se, të gjitha këto shqetësime të juaja do ti kemi përsyshë, dhe sot ministria ka paralajmëruar disa lehtësira dhe do të njoftohen me kohë të gjithë.
“Të gjitha këto shqetësime të juaja do ti kemi përsyshë sepse jemi në një situatë që nuk e kemi mundur me parapa. Gjithçka ka ardhur deri këtu me rekomandime të institucioneve dhe deri këto momente është mirë qe janë respektuar nga të gjithë por edhe nga ju. Sot ka paralajmërua ministria disa lehtësira, por edhe ne sikur ju po presim rekomandime dhe do të ju njoftojmë”, tha ai./arbresh.info/
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...