Gjendjen e jashtëzakonshme që e shpalli presidenti Stevo Pendarovski më 16 prill skadon nesër. Sot duhet të mbahet mbledhja e Këshillit për Siguri ku do të bisedohet për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme.
Ministri Venko Filipçe dje bëri të ditur se Qeveria do të kërkojë vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, njofton telegrafi maqedoni.
“Neve na nevojitet të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme për shkak se një pjesë e masave që i rekomandojmë vlejnë vetëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe është e rëndësishme që të vlejnë edhe më tej dhe të kemi instrumente dhe të punojmë me këto mekanizma”, tha Filipçe.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski vlerësoi se nëse mbahen zgjedhjet në afatin e parë të mundshëm, duhet që artificialisht të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme për të pasur sistem funksional.
Gjendja e jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit u shpall më 18 mars dhe më pas u mor vendim që të shpallet edhe për 30 ditë të tjera, ndërsa ky afat të shtunën skadon.
Të dy vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të pavërtetuara nga Kuvendi për shkak se i njëjti është i shpërndarë dhe nëse Kuvendi ishte funksional, në vend të presidentit Pendarovskit, Kuvendi do të merrte vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ashtu siç është e paraparë në Kushtetutë.
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri