Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ngritur tonin edhe më shumë drejt Kinës dhe ka kërcënuar se do të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet për shkak të menaxhimit të krizës së koronavirusit, ndërsa ka shtuar se as nuk dëshiron të flasë më Presidentin kinez, Xi Jinping.
Trump ka theksuar se pasojat e rënda të Covid-19, me gati 300 mijë të vdekur në të gjithë botën, mund të ishin shmangur nëse Kina do të vepronte me përgjegjësi, transmeton portal arbresh.info

Në një intervistë për Fox Bussines, Trump tha se është shumë i ‘zhgënjyer’ me sjelljen e Pekinit dhe hodhi poshtë idenë e një bisede të drejtpërdrejtë me Presidentin kinez, Xi Jinpin, me qëllim të lehtësimit të tensioneve.
Senatorët republikan të martën propozuan një ligj që do t’i lejonte presidentit të vendosë sanksione ndaj Kinës nëse nuk është plotësisht transparent në lidhje me origjinën e sëmundjes.
Uashingtoni akuzoi Pekinin për përpjekje për të vjedhur të dhëna për vaksinën kundër Covid-19./arbresh.info/
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar