Britania e Madhe ka raportuar 428 vdekje të reja nga koronavirusi përbrenda periudhës së fundit 24-orëshe, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë britanike të enjten.
Në vdekje përfshihen 379 jetë të humbura në Angli, 34 në Skoci, 10 në Uells dhe pesë në Irlandën Veriore.
Sipas të njëjtit burim, rreth 33,614 pacientë me koronavirus kanë vdekur në të gjithë Britaninë e Madhe, shkruan lajmi.net.
Shefat e shëndetësisë në Britani zbuluan gjithashtu se 3,446 të persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, që do të thotë se numri zyrtar i rasteve të regjistruara në MB ka arritur në 233,000.
Shpresat se masat izoluese mund të lehtësohen së shpejti janë ngritur, pasi zyrtarë shëndetësor të vendit mbrëmë më në fund miratuan një test të antitrupave, i cili mund të zbulojë nëse dikush tashmë ka luftuar sëmundjen.
Mbretëria e Bashkuar nuk e ka raportuar asnjëherë më parë numrin e të shëruarve nga virusi pandemik, që ka prekur shumicën e shteteve të botës.
Ministria e Drejtësisë demanton raportimet për arrestimin e ...
“Ai meriton një statujë”, Laporta për Messin
Putin: Kievi nuk ka treguar gatishmëri për lëshime territori...
Justina Shiroka Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkenc...
Rama për Politico: Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvj...
Haradinaj: Amerika rikonfirmon mbështetjen e fuqishme për Ko...