Haliti paralajmëron kthimin në garë për deputet: “Unë nuk shkepi para për vota”

22:41 | 13 Maj 2020
Arbresh.info

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe në zgjedhjet e fundit të garojë për deputet.

Ai së fundi nuk u zgjodh pas shumë mandatesh në Kuvend, por për këtë ia lë edhe vetës fajin. Thotë se nuk u angazhua shumë. E njëjtë thotë se do të veprojë edhe tash, shkruan Arbresh.info.

“Unë në politikë jam, nuk do të tërhiqem, por unë nuk shkepi pare, nuk jap lek për vota. Unë nuk i them dikujt mos i voto kundërshtarët. Kanë ndodhur në të gjitha partitë, partitë e kanë hëngër vetveten përbrenda, shijoje LDK-në. Edhe në PDK ka përplasje e pakënaqësi, por kjo është demokratike”, ka thënë Haliti në në KTV.

Shpërndaje në rrjete sociale