Alsat mëson se anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve sot do të takojnë Presidentin, Stevo Pendarovski, për të biseduar për afatet e mundshme zgjedhore.
Takimi vjen një ditë pasi liderët e partive politike kërkuan nga institucionet kompetente, Komisioni për sëmundje ngjitëse, KSHZ-ja dhe OSBE/ODIHR, të përcaktojë se kur vendi do të mund të shkojë në zgjedhje dhe nëse ka kushte që procesi të monitorohet.
Komisioni për sëmundje ngjitëse duhet të përpilojë protokoll në të cilin do të parashikohen masa mbrojtëse gjatë votimit.
KSHZ-ja duhet të definojë sa kohë i duhet për organizimin e zgjedhjeve, kurse, OSBE/ODIHR duhet të vlerësojë nëse është e gatshme të monitorojë procesin zgjedhor me vëzhguesit e tyre, siç kanë bërë në proceset e kaluara.
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...