Dy artistet shqiptare nuk mungojnë në listën e artistëve më të pasur në Britani.
“Sunday Times” ka publikuar listën e këngëtarëve më të pasur në Britani, ku hyjnë emrat më të njohur.
Në listën kryesore, i pari është producenti Andrew Lloyd Weber, pasuria e të cilit kap shifrën 800 milionë funta.
Por, “Sunday Times” solli edhe listën e muzikantëve më të pasur nën 30 vjeç, listë në të cilën bëjnë pjesë edhe Rita Ora e Dua Lipa.
Rita zë vendin e nëntë në këtë listë, me pasuri prej 20 milionë funta, kurse Dua renditet e njëmbëdhjeta me pasuri 16 milionë funta.
I pari në listën e të pasurve nën moshën 30 vjeçare është sërish Ed Sheeran me 200 milionë funta pasuri.

Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...