Dafina Zeqiri është njëra nga këngëtaret më të komentuara në estradën shqiptare. Që nga debutimi i saj në muzikë, vazhdon të mbetet e preferuara në listat e këngëve të fansave të saj.
Daffy ka vendosur t’i argëtojë fansat e saj përmes një performance në rrjetet sociale, shkruan portali arbresh.info
Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja, përmes rrjetit social Instagram, ku përmes ‘Europe House Kosovo’ ajo do të shfaqet me kitaristin Arlind Haxha për nder të Ditës së Evropës.

Performanca do të transmetohet ditën e sotme (e martë) rreth orës 19:00, në rrjetin social Facebook të ‘Europe House Kosovo’.
Dafina kohët e fundit ka paralajmëruar edhe publikimin e albumit të radhës, të titulluar “Dafinë moj”. /arbresh.info/
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban