Danimarka duket se po mendon për ti paraprirë një vale të dytë të shpërthimit të koronavirusit në vend.
Ajo po krijon një agjenci qeveritare që do të merret me adresimin e emergjencave të epidemive dhe ajo do të jetë pjesë e strukturës së Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas parashikimieve të qeverisë, agjencia do të jetë gati për të filluar punën në gusht që të jetë në kohë për të adresuar një shpërthim tjetër të pandemisë.
Përgjegjësia e kësaj agjencie është sigurimi me ushqime dhe mjete mbrojtëse, testeve si dhe strukturave spitalore, bashkëpunimit mes sektorit publik dhe privat.
Kjo ishte deklarata e kryeministrit të vendit Mette Frederiksen ditën e sotme, i cili shprehet se autoritetet e shëndetit publik duhet të fokusohen vetëm në shëndetin e qytetarëve.
“Çfarë kuptuam tani është se nga një emergjenë shëndetësore, COVID-19 kaloi në një emergjencë për të gjithë shoqërinë dhe ekonominë” – shprehet ai.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan