Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko në intervistën e tij për ‘Utrinski brifing’ thotë se “mendoj se qytetarët tashmë janë të vetëdijshëm për rrezikshmërinë nga Covid-19”.
“Gjatë këtyre dy muajve njerëzit kuptuan se ky virus nuk vritet me armë. Duhet t’i respektojmë masat dhe rekomandimet që i japin Qeveria dhe qeveritë në botë”, tha Ramiz Merko, përcjell telegrafi maqedoni.
Sipas tij, liturgjia që u mbajt në Strugë vëri në pikëpyetje tërë punën e shtetit dhe shtabeve lokale për shkak se ishte mbledhur një turmë.
“Kjo liturgji mbahet çdo vit dhe deri tani nuk pa pasur asnjë problem, po këtë vit për shkak se po luftojmë me një armik të padukshëm, duhet të dimë se arma është mbajtja e distancës dhe mosgrupimi i njerëzve. Unë si kryetar komune nuk isha njoftuar. Ka pasur leje policia, por leja ka qenë me disa kushte të caktuara”, thotë Merko.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...