Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se deri tani në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR tashmë janë zhvilluar mbi 10 mijë testime.
IKSHPK në njoftimin për media ka bërë të ditur se nga data 08 shkurt deri më 11 maj 2020, janë testuar saktësisht 10.130 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 895 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në dy ditët e fundit lakorja e rasteve aktive është rritur, ndërsa aktualisht në vend janë 210 raste aktive me COVID-19.
Gjatë të hënës janë shëruar edhe dy pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 657 raste.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...