Nga data 25 maj, çekët nuk do të kenë nevojë të vendosin maska në fytyrë në shumicën e vendeve publike.
Qeveria e mori vendimin të hënën, në kuadër të lehtësimit të mëtejshëm të masave kundër koronavirusit.
Familjarët nuk do të kenë nevojë të vendosin maska; nëse takojnë njerëz të tjerë në publik, do të duhet të mbajnë distancë prej dy metrash, thuhet në vendim.
Veshja e maskës do të vazhdojë të jetë e detyrueshme në dyqane ushqimore, farmaci, transport publik, taksi dhe institucione publike.
Republika Çeke, qysh në fund të prillit, ka nisur me lehtësimin e disa masave kufizuese, duke lejuar, mes tjerash, rihapjen e disa dyqaneve dhe grumbullimin e më shumë se dy njerëzve në publik.
Numri i rasteve të reja me koronavirus në këtë vend ka mbetur nën 100 gjatë dhjetë ditëve të fundit.
Në total, Çekia ka regjistruar mbi 8,000 raste të të infektuarve dhe 281 viktima.
Veshja e maskës është bërë e obligueshme në gjithë Çekinë nga data 19 mars./REL/
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...