Komisioni për Sëmundjeve Infektive shprehu sot shqetësimin për numrin e personave të infektuar rishtas me coronavirus, 36 veçanërisht në rajonin e Pollogut, ku në Tetovë dhe Gostivar ka 13 raste të reja, por edhe në Veles dhe Shkup, tha mjeku Zharko Karaxhovski për Telma.
“Ajo çka u konkludua sot është se duhet të inspektojmë terrenin, për të cilin do të formohen 2 ekipe që do të dalin në terren, i përbërë nga një epidemiolog, infektolog, një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar. Këta 4 persona do të inspektojnë Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë dhe Qendrën për Shëndet Publik në Veles dhe ne do të monitorojmë nga afër situatën në ditët e ardhshme dhe nuk do të merret asnjë vendim për lehtësimin e masave derisa të marrim informacione për trendin e sëmundjes infektive Covid -19. Sot arritëm në përfundimin se 20 nga këta 36 persona kanë qenë në kontakte me persona të infektuar. Kjo do të thotë se bëhet fjalë për mosrespektim të masave që u ndërmorën në periudhën e kaluar. Në përputhje me inkubacionin e kësaj sëmundje nga 10 deri në 14 ditë, ne lokalizuam problemet se kjo ka ndodhur rreth Pashkëve dhe 1 majit”, tha Zharko Karaxhovski.
Arrestohet një person për shpërlarje parash dhe mashtrim me ...
Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Pris...
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...