Pjanic është i gatshëm t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës.
Ylli i Juventus, Miralem Pjanic, është i gatshëm që të shkojë në drejtim të ‘Camp Nou’, raportojnë mediet spanjolle.
Sipas ‘Sport’, boshnjaku do të nënshkruajë me katalanët, në rast se këta të fundit i ofrojnë atij katër vite kontratë, transmeton lajmi.net.
Në Itali shkojnë edhe më larg, duke thënë se tashmë veçse ka një marrëveshje mes lojtarit dhe skuadrës.
Në mesin e shumë thashethemeve ka qenë edhe Arthur Melo, i cili thuhej se mund të shkonte në drejtimin e kundërt, për një mega-shkëmbim.
Vlera e Pjanic është 50 milionë eurove, por pas pandemisë Covid-19, vlera e tij pritet të jetë vetëm 30 milionë euro.
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon