Njëzet e shtatë persona nuk kanë respektuar ndalimin e lëvizjes në 24 orët e kaluara, tetëmbëdhjetë prej tyre janë arrestuar, ndërsa dy nuk kanë respektuar masën e vetizolimit, thonë nga Ministria e Brendshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, policia arrestoi 18 persona për mosrespektim të orës policore, ndërsa për personat e tjerë u janë marrë të dhëna dhe do të pasoj masat të përshtatshme.
Në territorin e të gjithë vendit gjatë 24 orëve të kaluara u morën vendime për izolim të 44 personave, ndërsa 27 persona kanë nënshkruar deklaratat për vetizolim.
Policia ka kryer inspektime tek personat në izolim dhe vetizolim, dhe u konfirmua se dy persona nuk e respektuan masën për vetizolim.
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...
Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë, familja dyshon se i erdhi n...