Liverpool është skuadra më në formë aktualisht në Premierligë, dhe Man Utd thuhet se nuk mund ta kap edhe disa vite.
Paul Ince ka dhënë disa komente lidhur me situatën e skuadrave aktualisht, duke folur konkretisht për dy rivalët më të mëdhenjë në Angli, Liverpool dhe Man Utd.
Sipas Ince, Man United nuk mund ta arrijë nivelin e Liverpool edhe disa vite, dhe ata gënjejnë vetën nëse mendojnë një gjë të tillë.
“Do të shkojë një kohë e gjatë derisa Man Utd ta arrijë Liverpoolin, dhe nëse dikush në ‘Old Trafford’ mendon se mund të bëhet në pak vite, ata po tallen me vetveten”, ka thënë Ince, transmeton lajmi.net.
“Do të shihja te largimi i Sir Alex Ferguson si pikënisje nga ku ka ardhur tani skuadra, me Liverpool që është shumë përpara tyre”, shtoi anglezi.
Liverpool ka pasur një ecuri të jashtëzakonshme, të cilën nuk e kemi parë ndër vite në Premierligë. Përhapja e pandemisë Covid-19 vonoi titullin për ‘Reds’, që tashmë është thuajse i sigurt, nëse sezoni rifillon.
Gati dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj rivalit direkt për mb...
Kurti priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, flasin për...
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...