Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur mbrëmjen e sotme se një 85-vjeçare nga Shkodra ka fituar betejën me koronavirusin.
Ministrja shprehet se “nënë Limja, e shtruar në gjendje të rëndë te “Shefqet Ndroqi”, ja ka dalë të shërohet.
“Nënë Limja, 85 vjeçe nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” me pneumoni dhe disa sëmundje bashkëshoqëruese, ja ka dalë të shërohet nga COVID-19 falë përkushtimit dhe punës së palodhur të spitalit COVID 2”, thekson Mnastirliu.
85-vjeçarja sot ka lënë spitalin dhe është kthyer pranë familjes së saj. Gjithashtu, ministrja thekson se 10 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, ku që nga fillimi i epidemisë janë shëruar 605 pacientë.
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës