Edhe një artiste tjetër ka dalur në mbrojtje të këngëtarit Labinot Tahiri pas deklaratave lidhur me anulimin e dasmave.
Është këngëtarja nga Maqdonia, Big Mama e cila në një intervistë ne rtv21 ka deklaraur se e përkrah plotësisht deklaratën e Labit dhe shpreson që të mos anulohen dasmat, shkruan Indeksonline.
Big Mama tha se Labi nuk ka folur vetëm për vete por për të gjithë muzikantët pasi artistët e marrin bukën nga sezoni verës.

“E mbështesë plotësisht deklaratën e Labinot Tahirit, e njohë shumë mirë shpirtin dhe personalitetin e tij, Labi nuk është në zor për një sezon ai ka aq buxhet, por ai atë deklaratë e dha në emër të muzikantëve sepse ka muzikanta që me shpirt e presin atë verë dhe gjithë dimrin jetojnë me sezonin e verës”.
“Do zoti të ketë sezon se ky është zinxhir, si restorante si të gjithë bukë e kemi këtë edhe ne duhet me e mbushë frigoriferin edhe ne kemi shpenzime”, u shpreh Big Mama.
Këtë deklaratë të saj e ka shpërndarë në Facebook edhe vet Labi duke e quajtur artisten një zemër e madhe/Indeksonline/
Trump: Forcat amerikane do të qëndrojnë në rajon derisa Iran...
Joseph: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të ishte ...
Moti sot në Shqipëri
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...