Mbrojtësi i Real Madrid, Alvaro Odriozola ka thënë se është i fokusuar te Bayern Munich dhe nuk është duke menduar të transferohet te Sevilla.
Gjatë kësaj jave ka pasur raportime se drejtori sportiv i Sevilla, Monchi e do Odriozolen në verë dhe këto spekulime i ka konfirmuar lojtari, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Odriozola ka thënë se është i fokusuar te “Bavarezët”, tek të cilët është huazim.

“Sevilla është klub i madh dhe kënga e tyre të jep entuziazëm. Por, për momentin, Bayern është klubi i vetëm në të cilin jam i fokusuar”, theksoi ai.
Odriozola në fund të sezonit do rikthehet në “Santiago Bernabeu”, mirëpo me rikthimin e Achraf Hakimi-t, pozita e tij është në dyshime dhe ka mundësi të shitet gjatë merkatos verore./arbresh.info.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve