Imami i parë dhe hatibi i xhamisë së Gazi Huserv Beut në Sarajevë, Dr.hfz. Mensur ef. Malkiç do të udhëheqë nesër namazin e xhumasë dhe hutben në këtë xhami.
Xhamitë në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) nga dje janë hapur pjesërisht për një numër besimtarësh, pas mbylljes rreth dy mujore për shkak të masave restriktive si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), gjatë së cilës nga xhamitë është thirrur vetëm ezani.
Imami i parë dhe hatibi i xhamisë së Gazi Huserv Beut në Sarajevë, Dr.hfz. Mensur ef. Malkiç do të udhëheqë nesër namazin e xhumasë dhe hutben në këtë xhami.
Xhamitë në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) nga dje janë hapur pjesërisht për një numër besimtarësh, pas mbylljes rreth dy mujore për shkak të masave restriktive si pasojë e coronavirusit të ri (COVID-19), gjatë së cilës nga xhamitë është thirrur vetëm ezani.
Në bazë të udhëzimit të Rijasetit, i cili dje hyri në fuqi, nuk trajton numrin e besimtarëve që lejohen të hynë në xhami, por përcakton detyrimin për ruajtjen e distancës së lejuar, sipas së cilës do të konstatohet se sa persona mund të qëndrojnë në një hapësirë të caktuar, njoftoi Agjencia myslimane informative e lajmeve (MINA).
Prandaj, Bashkësia Islame sot edhe një herë u bëri thirrje besimtarëve që të tregojnë përgjegjësi gjatë xhumasë së nesërme, por edhe të heqin dorë dhe në rast se nuk mbetet vend në xhami për shkak të respektimit të distancës fizike, të falen në hapësirën para xhamisë (nëse kushtet e mundësojnë), pra të vazhdojnë të falin në shtëpi namazin e drekës.
“Me siguri, për shkak të distancës së detyrueshme nuk do të ketë hapësirë për të gjithë besimtarët që duan të falin xhumanë në xhami, kështu që ne kërkojmë nga anëtarët e komunitetit që të vazhdojnë të falen në shtëpi”, tha Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Bashkësisë Islame.
Namazi i xhumasë nesër do të transmetohet drejtpërdrejt nga disa televizione. /AnadoluAgency/
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve, flas...
Aksioni i Antidrogës në Suharekë: Tre të arrestuar, konfisko...
Benita e ashpër me Albën: Je shembulli më i keq për vajzat e...
Kërkohet rritja e tarifave të rrymës, ZRRE thotë se do të ap...
“Dallaveret” me vota në Prizren, ndalohen për 48 orë pesë të...
Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projekt...