Një ditë pasi Kina dërgoi në hapësirë një version testues të kapsulës së kthimit të mallrave për stacionin e saj të ardhshëm hapësinor, ajo hasi në një “mosfunksionim të panjohur”, njoftuan të mërkurën mediat kineze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas “Daily Global Times”, Agjencia Kineze e Hapësirës njoftoi se kapsula “pësoi një dështim gjatë rikthimit të saj në tokë për shkak të një mosfunksionimi të panjohur”.
Raketa e transportuese më moderne dhe me dizajn special, Long March-5B, pati një fluturim të suksesshëm të martën, duke sinjalizuar një epokë të re për ndërtimin e projekteve hapësinore, përfshirë stacionin hapësinor.
Raketa e madhe me ngjyrë të bardhë u lançua nga Qendra Hapësinore Wenchang në bregdetin e krahinës jugore kineze të ishullit Hainan në orën 6:00 të mëngjesit. (ora 10:00 sipas kohës të Evropës Qendrore).
“Shkaku i mosfunksionimit është duke u hetuar”, tha agjencia.
Kina planifikon të përurojë stacionin e saj të madh modular hapësinor këtë vit, i cili do të vendoset në orbitë të ulët. Do të jetë afërsisht një e pesta e masës së Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor dhe i përmasave të stacionit hapësinor jashtë përdorimit të Rusisë, “Mir”.
Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarë...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...