Legjenda e Barcelonës, Samuel Eto’o ka këshilluar klubin e vjetër për ta rikthyer në skuadër yllin e PSG-së, Neymar.
Braziliani që nga vera e kaluar mbetet i lidhur me rikthimin në “Camp Nou” dhe thuhet se Barcelona gjatë verës do e bëjë këtë transferim realitet, transmeton portali arbresh.info.
Ish ylli i gjigantit spanjoll ka thënë se ky transferim duhet të ndodh sepse Neymar është ndër lojtarët që mund të bëjë ndryshim gjatë ndeshjes.

“Nuk ka dyshime që është një ndër tre ose pesë lojtarët më të mirë në botë, mund të bëjë ndryshim”.
“Kam luajtur me të dhe ka karakter pozitiv. Një transferim i Neymar do ishte i mrekullueshëm për Barcelonën”, tha Eto’o.
Për Neymar, Barcelona do t’i duhet të paguajë plotë 150 milionë euro, mirëpo gjiganti spanjoll shpreson ta shkëmbejë me Antoine Griezmann, i cili pëlqehet shumë nga “Parisienët”./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...