Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk, ka tronditur fansat teksa duket se të birit të sapolindur i ka vënë për emër “X Æ A-12”.
48-vjeçari tha se orët e para të mëngjesit të sotëm ai dhe partnerja Grimes, 32 vjeçe kanë mirëpritur një djalë, transmeton portali arbresh.info
Pyetjes së fansave se si do ta quanin beben e tyre, pas njëfarë hezitimi, ai iu përgjigj: X Æ A-12 Musk.
Megjithse deri tani nuk duhet nëse Elon e ka seriozisht me këtë zgjedhje, kjo nuk ndaloi ndjekësit e tij të nisnin të tentojnë shqiptimin.
Disa nga fansat u shprehën se simbolet i referohen “X Ash Archangel” pasi sipas tyre A-12 i referohet një avioni luftarak të prodhuar nga Lockheed, të quajtur “Archangel” (Krye-engjëll).
•X, the unknown variable ⚔️
•Æ, my elven spelling of Ai (love &/or Artificial intelligence)
•A-12 = precursor to SR-17 (our favorite aircraft). No weapons, no defenses, just speed. Great in battle, but non-violent ?
+
(A=Archangel, my favorite song)
(⚔️? metal rat)— ꧁ ༒ Gℜiꪔ⃕es ༒꧂ ??? 小仙女 (@Grimezsz) May 6, 2020
Disa opsione të tjera të përmendura ishin Sasha Archangel, Aoife apo Xeo.
Elon e Grimes nuk kanë konfirmuar se cfarë emri do të vendosin, por këngëtarja ka thënë më parë se dëshiron që fëmija të zgjedhë çfarëdo emri apo gjinie të dojë.
Milioneri i lindur në Afrikën e Jugut nisi historinë me këngëtaren e pazakontë gjatë një darke në 2018 dhe ky është fëmija i tyre i parë. / arbresh.info/
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private