Aprovohen 70 kërkesa për lirim me kusht gjatë kohës së pandemisë

11:10 | 6 Maj 2020
Arbresh.info

Paneli për Lirim me Kusht ka aprovuar 70 kërkesa për lirim me kusht të parashtruara nga ana e të dënuarave përmes Qendrave Korrektuese, gjatë periudhës së Pandemisë Covid-19.

Nga totali prej 197 rasteve të shqyrtuara, përveç kërkesave të aprovuara, 84 të tjera janë refuzuar, për 16 kërkesa është pushuar procedura e shqyrtimit për lirim me kusht – për arsye të lirimit të parakohshëm nga ana e gjykatave, nëntë kërkesa janë hedhur poshtë dhe 18 kërkesa janë pezulluar.

Paneli për Lirim me Kusht nga data 3 prill 2020 ka mbajtur gjithsej dhjetë seanca, gjatë së cilave janë shqyrtuar kërkesat e lartëcekura.

Nga ky institucion kanë deklaruar se janë të përkushtuar edhe në këtë kohë pandemie në mbështetje të qytetarëve, por gjithnjë duke respektuar dhe zbatuar vendimet e Qeverisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme