OKB-ja deklaroi se pas pandemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) nuk do të ketë kthim në “normalitetin e vjetër” dhe se qeveritë duhet të mobilizohen për të krijuar një ekonomi të re dhe më shumë punësim, transmeton arbresh.info.
Kombet e Bashkuara publikuan udhërrëfyesin për rimëkëmbjen e ekonomive në periudhën pandemike dhe mbrojtjen e punësimit.
“Covid-19 ka shkaktuar një recesion historik ekonomik dhe humbje të vendeve të punës që arrijnë në nivele rekord dhe se vendet e varfra janë ato që preken më shumë nga kjo krizë humanitare që po kalon bota”,- thuhet në deklaratën e OKB-së.
“Për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike pas krizës (Covid-19) do të ketë nevojë për një mbështetje të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe angazhime politike”,- vijon deklarata.
“Shoqëritë dhe ekonomitë kanë nevojë për një rrugë më të mirë e më të qëndrueshme se normalja e vjetër, një rrugë në të cilën ekziston barazia gjinore dhe karboni i asnjanësuar”,- nënvizon deklarata.
Nuk do të ketë kthim në normalitetin e vjetër dhe qeveritë duhet të kalojnë në veprim për të krijuar një ekonomi të re dhe më shumë punësim, përcakton deklarata dhe përcjell edhe vlerësimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres: “Çdo gjë që ne do të bëjmë gjatë dhe pas krizës duhet të jetë e përqendruar në ndërtimin e ekonomive dhe shoqërive më të barabarta, më të gjera, më të qëndrueshme dhe më rezistuese përballë pandemisë, ndryshimit të klimës dhe sfidave të tjera globale, me të cilat përballemi”. /arbresh.info/
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri