Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane i ka premtuar yllit të Rennes, Eduardo Camavinga fanellën me numër tetë nëse transferohet në “Santiago Bernabeu”.
17-vjeçari cilësohet si një ndër talentët e të ardhmes dhe forma e mirë ka bërë që lojtari të pëlqehet shumë nga tekniku francez, transmeton portali arbresh.info.
Sipas RMC, Juventus dhe Manchester United janë të interesuar për Camavinga-n, por “Los Blancos” prijnë garën.

Thuhet se Zidane i ka premtuar Camavinga që mund ta mbajnë numrin tetë të fanellës, të cilin e ka Toni Kroos, pasi gjermani në të ardhmen e afërt do largohet.
Francezi gjatë këtij sezoni ka bërë 35 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar një herë dhe bërë dy asistime./arbresh.info.
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje