Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë konfirmoi se vendi ka kaluar në kulmin e shpërthimit dhe se mbi 4 milionë njerëz u kthyen në punë pas dy muajsh bllokimi të rreptë
Italia ka raportuar 195 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 29.079.
Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë konfirmoi se vendi ka kaluar në kulmin e shpërthimit dhe se mbi 4 milionë njerëz u kthyen në punë pas dy muajsh bllokimi të rreptë.
Raporti i rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus po ashtu shënoi rënie krahasuar me ditën paraprake, gjegjësisht u raportuan 199 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i rasteve aktive me koronavirus ka shkuar në 99.980.
Epiqendra e shpërthimit në Itali mbetet rajoni i Lombardisë, ku vdekjet vazhdojnë të rriten, duke arritur në 14.294, pothuajse gjysma e numrit të përgjithshëm të vdekjeve në vend.
Sipas rregullave të fazës së dytë të lehtësimit të masave, qytetarët italianë do të lejohen të vizitojnë të afërmit dhe të lëvizin lirshëm brenda secilit rajon. Disa biznese strategjike do të rinisin aktivitetet, por nën protokolle të rrepta të sigurisë.
Megjithatë, shkollat, parukierët, palestrat dhe shumë aktivitete të tjera tregtare do të qëndrojnë të mbyllura. Kafenetë dhe restorantet do të ofrojmë vetëm shërbime me porosi dhe të gjitha udhëtimet ndërmjet rajoneve do të ndalohet, përveç për aktivitete të punës, shëndetit apo urgjencave të tjera.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e shpalli pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të prekurve nga pandemia ka tejkaluar shifrën 3.52 milionë, me rreth 248 mijë të vdekur dhe mbi 1.13 milion të shëruar./AA
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë
Kurti në tre fshatra të Malishevës, i jep përkrahje Gani Kra...
SHBA/ Kush dhe çfarë fshihet në dosjet Epstein?
Kryeministri Rama ndan pamjet: Videokartolina e darkës së fu...