Prodhuesi i njohur i veshmbathjeve sportive, Nike, do t’i dhurojë 30,000 palë këpucë për punëtorët shëndetësorë që ndodhen në vijën e frontit gjatë luftës kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara. Këpucët janë të dizajnuara enkas për këta punëtorë.
Këpucët e llojit “Air Zoom Pulse”, të hedhura në treg fillimisht në nëntor të vitit të kaluar, janë modeli i parë që është dizajnuar për punëtorët shëndetësor, thuhet në deklaratën e kësaj kompanie.
Dizajnerët e kompanisë shkuan në një spital të fëmijëve në Oregon për ta studiuar punën e mjekëve dhe infermierëve. Ata i morën parasysh sfidat në punë, përfshirë orarin e gjatë dhe nevojën për rehati të këmbëve gjatë ndërrimeve të gjata, shkruan “CNN”.
Kompania “Nike” bashkëpunoi me organizatën jofitimprurëse “Good360”, e cila merret me shpërndarje efikase të donacioneve, për t’i shpërndarë më lehtë këpucët për punëtorët shëndetësorë në Chicago, Los Angeles, Memphis dhe New York.
U njoftua se punëtorët shëndetësorë në New York dhe në Los Angeles do të pajisen gjithashtu edhe me 95,000 palë çorapë futbolli, të cilat ofrojnë ngjeshje të butë të këmbëve.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s