Sulmuesi i Juventus-it, Paulo Dybala ka thënë se asnjëherë nuk kishte menduar se do i mungonte futbolli.
Argjentinasi është duke u shëruar nga koronavirusi, pasi rezultoi katër herë pozitiv, transmeton portali arbresh.info.
Dybala ka thënë se shpreson që sa me parë të fillojë të stërvitet dhe të shënojë gola.

“Asnjëherë nuk mendoja se do me mungonte futbolli dhe praktika kaq shumë. Me duhet të stërvitem, të shoh bashkëlojtarët dhe shokët”.
“Si gjithmonë, kur je i pasionuar i bën gjërat e rëndësishme dy herë. Është bërë kohë e gjatë nga stërvitja. Stërvitem këtu, mirëpo nuk është e njëjta”, tha ai.
Ndryshe, klubit e Seria A kanë të drejtën t’i rikthehen stërvitjeve gjatë kësaj jave, mirëpo Dybala jo, shkaku që ende nuk është shëruar nga Covid-19./arbresh.info.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...