Inter dëshiron ta blindojë në “San Siro”, talentin Sebastiano Esposito.
17-vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2022, por “Neurazurët” nuk duan të presin aq gjatë dhe të rrezikojnë ta humbin të ndonjë skuadër e madhe, andaj duan rinovimin, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Calciomercato, Inter ka përgatitur kontratën e re, mirëpo do pres derisa pandemia e koronavirusit të mbarojë.

Kujtojmë që Esposito bëri debutimin për Inter në Ligën e Kampionëve në fitoren ndaj Borussia Dortmund (2-0).
Italiani gjatë këtij sezoni ka bërë 10 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar një gol./arbresh.info.
Haradinaj falënderon përkrahësit e AAK që i qëndruan besnikë...
Kurti vazhdon emërimin e zv/ministrave, Çitaku: Po jeton në ...
Fillon aplikimi për certifikim të subjekteve politike e dorë...
MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Operacion antidrogë në Elbasan, shoqërohen 26 persona, sekue...
Tragjedi në Meksikë: Së paku 11 të vdekur nga rrokullisja e ...