“Shkaktar kryesor për vdekjen e djalit tim janë Albin Kurti, , Sveçla dhe ministri i shëndetësisë”.
Kështu ka deklamuar sot Naim Musliu, babai i Agon Musliut që ndërroi jetë dje gjatë qëndrimi në qendrën e studentëve, shkruan arbresh.info

Ai ka thënë se nuk është lejuar ta shohë.
“Shkaktar kryesor për vdekjen e djalit tim janë Albin Kurti, , Sveçla dhe ministri i shëndetësisë. Këta janë përgjegjësit kryesorë që ma kanë mbyt djalit, nuk më kanë lënë së paku ta shohë”, ka thënë ai.
Musliu ka krahasuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës me ata të xhandarmërisë serbe.
“Kur kam shkuar në konvikt më kanë ngjarë në xhandarmërinë e Serbisë kur kanë ardhë të më rrahin mua dhe prindin deri në alivanosje”, ka thënë ai.
“Kjo është politika jonë që vret, të vetmin djalë që kisha”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Babai i të riut që vdiq dje në konvikt: Ka pas dokumentacion për lirim në shtëpi
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër