Ish- ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu u shpreh se qeveria nuk ka strategji dhe ka marrë masa kontraverse.
Ai shtoi se ditën e sotme qytetarët janë dendur me mijëra në rrugë në hapësira të vogla.
Tritan Shehu: Ka një amulli në strategji, masat janë kontraverse dhe kemi një amatorizëm nga kjo qeveri. Amatorizmi shprehet me mungesën e testimeve. Shprehet edhe me vendimet absurde ku njerëzit duhet të shkonin vetëm për një orë në dyqane, ku mblidheshin në hapësira të ngushta.
Virusi goditet fort përmes diellit. Pamjet e sotme ishin të rrezikshme. Mijëra qytetarët duke ecur pranë njëri-tjetrit. Ndërsa lëvizja e njerëzve në det, në mal apo në parqe, bën që densiteti të jetë shumë më i ulët.
Realisht shoh një politikë të kundër me atë që duhet bërë nga kjo qeveria. Masat e hapjes së kujdesshme, janë shndërruar në masa që i dyndin qytetarët në rrugë në hapësira të vogla.
Nuk ka asnjë orientim dhe asnjë hap konkret për vënien e maskave që janë të detyrueshme për vendosjen e tyre në hapësirat publike. Në Itali është 600 lekë të vjetra për një maskë dhe i ndihmon qytetarët që të pajisjen me to.
Kam përshtypjen se kjo mungesë strategjia dhe masash të kundërta me atë që duhet bërë, do të sjellin një rrezik për jetën e qytetarëve shqiptarë. /oranews
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...